I riu Shqiptar shumë i talentuar në fushën e baletit ka ditur më së miri të zgjedhë rrugën e duhur për ta perfeksionuar talentit e tij. Përmes konkurseve ndërkombëtare në  baletin  Italin ai përzgjidhet si më i miri. Kështu fati deshi që ai të udhëtonte drejt Nju Jork, ku ai fitoi të drejtën e një burse studimi. Pas kësaj, Klevis Tafaj arriti të firmoste një kontratë 3-vjeçare me kompaninë “Ajkun Ballet Theatre”. Klevis Tafaj sot vjen më një rrëfim ekskluziv për Revistën Vip Albania duke na sjellë edhe projeket dhe ambicjet e tij.

-Ti je ndër shqiptarët e paktë që keni bërë emër jashtë kufijëve shqiparë si një  balerin shumë profësionist, duke t’u besuar edhe shumë projekte e role kryesore në Teatrin e Baletit  Ajkun. Ku jemi sot pas 4 vitesh cilat janë gjërat që ty të bëjnë sot më shumë krenarë?

Jeta nga njëheër të dërgon furishëm në shumë drejtime . Mund të kalosh 10 vite në një shkollë Baleti ose në teater si në çështjen time për shumë tjerë në një kompani me disa projekte dhe papritur e gjen veten në një qytet si Neë York-u, një ndër qytetet më intensive të botës në një kompani si “Ajkun Ballet Theatre”,  me një jetë artistike të madhe si dhe hapsirë për talente të rinj. Kjo ka qenë jeta ime në 4-vitet e kaluara. Shumë  balete, shumë udhetime në vende të mrekullueshme sidomos shumë projekte të krijuara për mua dhe bazuar në mua që është endrra e çdo Balerini, e çdo artisti. Krenaria ime është që sot i jam dedikuar kaq shumë punës dhe pasionit tim,  jo vetem qe jam zhgjedhur herën e parë por çdo ditë  nga korografët dhe nga publiku ndërkombëtar që ndjek kompaninë. Në fund të fundit e thotë dhe kenga e famshme “Neë York,Neë York “If you can make there you make anyëhere”.

-Ju prekët ëndërrën Amerikane falë talentit dhe falëshumë kompeticioneve që ti fitove, cilën nga eksperiencat apo rolet tua do të veçoje si më bukurën apo më të vështirën?

Kam shumë memorie që janë të rëndësishme,  dhe janë të  gjitha speciale  çdo njëra në mënyra të ndryshme. Mundesia e parë që më është dhënë  në rolin e Albecht ne Gisselle. Mbaj mend mirë në momenti kur unë kam provuar të gjithë baleti, dhe pse i lodhur por shumë i lumtur me rrezultatin që kisha arritur isha i bindur që i kisha mbaruar provat. Akoma i ulur në studio për aktin e dytë kam dëgjuar pushimin e pastaj fillova përsëri nga fillimi. Aty nëatë  moment mu desh të gjeja forcën e vullnetit së bashku me forcën fizike që më ka ndimuar dhe vazhdon të më ndihmojë në karrjerën time. Rroli i Don Jose në Carmen më ka dhënë mundësi  të kuptoj më  shumë interpretimin te një personazh që  mund të jetë intensive në balet.

Publiku më ka konfirmuar dicka që unë jam shumë i vendosur: teknia është e rëndësishme por emocioni  që transmeton gjatë një baleti krijon një lidhje shumë tëfort me publikun. Dracula gjithmonë e koragrafuar nga Chiara Ajkun është baleti i parë i krijuar plotësish bazuar mbi mua. Në këtë balet Dracula është pothuajse në skenë nga fillimi deri në fund, shumë herë me armatur të rënd në disa skena, sytë e publikut gjithonë të fokusuar në lëvizjet e Dracula’s  si dhe për bukurin e korografisë. Supernatural pëer supernatural më është dashur me të vërtet që të bind veten time që kam fuqi supernaturale për të kërcyer këtë balet sidomo kur kisha shfaqje çdo natë.

-Cili është projekti me të cilin po merresh momentalisht?

Për momenti  po përgatitem që të  debutoj si Basilio në Don Quixote.  Fakti që kompania bën prova shpesh në studiot e Baryshnikov me Inspiron që të shtyjë akoma më shumë që të perfeksionoj tekniken time. Don Quixote është një balet shumë atletik por dhe me shumë humor. Një berber pak feminist pa asnjë shqetësimin për jetën që nuk heziton të bëj si i vdekur për të kërkuar dorën e vajzën që i pëlqen.  Baleti është i përzier me hedhje shumë të rrezikshme.

-E ke menduar të kthehesh në shqipëri, dhe ta ushtrosh këtë profesion këtu?

Pse jo, në të ardhmen!

-Të gjithë artistët në shumicën e intervistave shprehen që janë singël, po nga Klevisi do të marrim të njejtën përgjigje?

That i am taken! Në qoftë se kjo është ajo që doje të dëgjoje.

-Si është marrëdhënia jote me femrat partnere në kërcimet tua? Ka ndodhur ndonjë incident që je detyruar të kërkosh falje?

Mardhënia ime me partneret është e shkëlqyer,  këërcej më shumë se me një partnere femër e jemi të gjithë miq. Deri tani nuk më është dashur të kërkoj falje në të ardhmen besoj që do ketë raste.

-Cilët janë projektet që Klevisi pret për vitin 2018?

Kërcimi,  kërcimi e vetëm kërcimi. Udhëtimet të njoh njerëz të ri, kultuara të ndryshme të bëj shumë shopping e të blej shtëpi ndoshta 2 ose 3. Në nivelin  personal kam një vella që ka fituar një bursë studimi në futboll  për të ardhur në Amerik e jam shumë i emocionuar për këtë gjë.

Nga : Lule Nela

 

Inspiring Dancers, One Step at time… Training with @chiara_ajkun is more than doing ballet class, it’s a world of magic. Chiara sees your potential when nobody else notices it. She provides precise technical tools for you to reach it in a seamless way. No pain, no pressure, no negatives. Chiara’s passion, knowledge, creativity and care for each of her dancers transports you into performing the real art. She digs deeply into your personality and helps you to bring it to light, in the studio and on stage. Chiara challenges your body to heights that raise the bar of your dancing standards. In the few years I have been with @ajkunbt I changed my dancing and artistry forever. What I used to dream I now see in the mirror, everyday. I know my fellow dancers feel the same. A happy place to train, a family to go to, but most importantly a place where ballet training, art and career go hand in hand. @I_love_ajkunbt Did you guess? #ballet #ajkunbt #klevistafaj #chiaraajkun #training #inspired #instagood #instagood

A post shared by Klevis Tafaj (@klevis_tafaj) on

Image may contain: 2 people, people dancingImage may contain: 2 people, people smiling, shoesImage may contain: one or more people and wedding

Copyright i intervistës është vetëm i Revista Vip Albania/ Ndalohet kopjimi dhe ripublikimi i materialit pa lejen e Revista Vip Albania. 

Ekskluzive: Klevis Tafaj, Shqiptari balerin i “Ajkun Ballet Theatre”: kam fuqi supernatyrale për të kërcyer (video)

| Personazh, SHQIPËRI |
About The Author
-