Ajo do të jetë përfaqësuesja e Kosovës në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë në edicionin e 68-të të Miss Universe. Bëhet fjalë për Zana Berishën, e cila në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Intervista Vip’Tema Tv, ka folur më shumë për këtë eksperiencë, emocionet para dhe pas fitores, pritshmëritë për përfaqësimin në Miss Universe në Amerikë e të tjera. E pyetur nga prezantuesja Ajli nëse dhe ajo si femrat e tjera mendon se mashkulli më seksi është Ledri Vula ajo shprehet se: “Ledri është shumë i bukur por në preferencat e mia është Capital T”. Njëkohësisht s’ mund të mbetej jashtë vëmendjes edhe atmosfera e futbollit. Shqiptari që ka tërhequr vëmendjen e saj është Xherdan Shaqiri. E ngacmuar nga prezantuesja për faktin se ai është i fejuar Zana shprehet mes të qeshurash se nuk ka aspak lidhje.

 

 

 

Ekskluzive/ Zana Berisha: Mashkulli më seksi i showbizit shqiptar është Capital T

| Intervista Vip, Showbiz |
About The Author
-