Eksluzive: Miss Universe Albania 2018, zbulohen surprizat dhe të ftuarit specialë

0

Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe e MISS UNIVERSE ALBANIA 2018. Përveç datës, 6 qershor, e mërkurë, “Vip Albania”, që mban të drejtën e organizimit, ka zbuluar edhe se cilët do të jenë të ftuarit specialë që do të performojnë në një shoë që pritet të arrijë rekorde shikueshmërie në natën e transmetimit LIVE në Vizion Plus.

Spektakli, që është një event i rëndësishëm me plot të ftuar, do të zhvillohet në 5 pjesë dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. MISS UNIVERSE ALBANIA tërheq vëmendjen për shkak të një ndërthurjeje mes konkursit tradicional të bukurisë dhe performancave të artistëve të ftuar. Aurela Gaçe, artistja me një karrierë 25-vjeçare; Claydee Lupa, këngëtari dhe producenti i njohur shqiptar; këngëtarja dhe ish-fotomodelja më nje karrierë 18-vjeçare në showbiz, Çiljeta Xhilaga, dhe interpretuesi i baladave më të bukura, Ylli Limani, janë yjet që do të shoqërojnë këtë mbrëmje për të mos u humbur.

Edhe një herë tjetër, Pallati i Kongreseve do të mirëpresë konkursin që zgjedh MISS ALBANIA, bukuroshja që do të prezantojë Shqipërine në konkursin e 68-të, me 500 milionë shikues, MISS UNIVERSE, live në FOX News. 23 vajzat finaliste kanë bërë provat përgatitore në ambientet e Harmonia Hotels Group në plazh Durrës dhe janë shfaqur në programin “DUKE PRITUR MISS UNIVERSE ALBANIA” çdo të premte në 18:15 në Vizion Plus./RevistaVip/