Enca ju prezanton mashkullin me të cilin ndan shtratin(foto)

0
Deri më tani këngëtarja e njohur Enca Haxhia nuk ka zbuluar mashkullin që i ka vjedhur zemrën.

Enca është përfolur gjatë në media për linjat e saj ekstremisht të rrumbullakosura, por pak kush mund të kujtojë ndonjë lidhje të saj dashurie.

Gjatë kohës që ajo ishte pjesë e labelit OTR, u tha se Enca ishte në një lidhej dashurie me Noizyn.

Këto thashetheme nuk u pranuan asnjëherë nga këngëtarët edhe pse dukeshin mjaft të afërt.

Enca ka konfirmuar më në fund se në jetën e saj nuk ka asnjë mashkull. Ajo ka publikuar një foto të qenit të saj ku shkruan se ai është i vetmi ‘mashkull’ me të cilin këngëtarja fle. /Gazeta Expresss/