Fatma e revoltuar: Skenat më të shëmtuara në televizionet shqiptare janë…

E njohim si një nga prezantueset më thumbuese që ka vënë personazhet VIP në situata jo shumë komode.
Por përtej fushës së showbizit, ajo ka ditur të përdorë zërin dhe impaktin e saj në media edhe për kauza të ndryshme sociale. Një nga deklaratat e saj rreth dhunimit të femrave shiptare nuk u prit mirë nga disa portale, të cilat shkruan për këtë gjë. Por ja si ju përgjigjet Fatma: “Ishin habitur portalet kur unë thash që jemi të gjitha të dhunuara. Nuk e di ato gra që punojnë në ato portale, mbase jetojnë në ndonjë parajsë ku nuk ka dhunë verbale apo emocionale, por ky nuk është realiteti im!”

Duke qëndruar tek përdorimi i figurës së femrave, prezantuesja ka treguar se edhe skenat më të shëmtuara në televizionet shqiptare janë ato ku vajzat komentohen si objekte seksi.
“Skena të shëmtuara në televizionet shqiptare janë përdorimi i vajzave si objekte seksi. Duke filluar nga emisionet e humorit, që bëjnë humor me vajza seksi, që bëjnë për të qeshur vetëm nga fakti që ka nxjerrur gjoksin ose vithet…një humor kaq bastard, më nervozon me të vërtetë.”- është shprehur e revoltuar Fatma gjatë emisionit “Intervista VIP” me Antoneta Koci në Tema Tv.


Fatma e revoltuar: Skenat më të shëmtuara në televizionet shqiptare janë…

About The Author
-