Fjalët e para që autori i vrasjes së 44-vjeçarit në karburant u tha hetuesve

0
87

kk

Vrasësi i punonjësit të karburantit në Sarandë ka folur për momentin e krimit. Arqile Koçi, 27-vjeçari që është përdorues droge është shprehur para hetuesve se ishte trembur. Sipas tij, kjo është arsyeja e krimit pasi ai nuk kishte shkuar aty për të vrarë 44-vjeçarin, Artan Hoxha.

“Kur roja u nis drejt meje u frikësova dhe e qëllova”, ka thënë ai para hetuesve duke shtuar se donte vetëm paratë dhe nuk e kishte kuptuar se si shkrepi armën nga frika.

Hetuesit thonë se autori ka qenë nën efektin e drogës kur beri krimin.

Drogë atij iu gjet edhe në hotel, ku dhe u arrestua, ndërsa bashkë me të në pranga përfundoi edhe shoku i tij, që e ndihmoi pas aktit, Mihal Leka, 33 vjeç. Në shtëpinë e këtij u gjet arma e krimit, motori dhe dy qese me hashash.