(FOTO) I jepet lamtumira e fundit djaloshit tetovar që humbi jetën duke ndihmuar 2 vajzat në Vlorë

0
209

24-vjeçari nga Kamjani i Tetovës, Beniamin Ferati, është përcjellë dje për në banesën e fundit.

Varrimi i tij u bë rreth orëve të drekës, në varrezat e fshatit Kamjan.

Ai do të kujtohet si hero që dha jetën duke tentuar të shpëtojë dy vajza në Zvërnec, edhe pse nuk mundi pasi dallgët ishin më të forta se ai.

Një numër i madh qytetarësh i dhanë lamtumirën e fundit, ndërsa lajmi për aktin e tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediet shqiptare, boshnjake dhe në të gjitha rrjetet sociale.

Ferati humbi jetën bashkë me 2 vajzat e tjera, Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë dhe Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë. /Blitz.al/