Jo të gjithë dinë të flirtojnë !Mësoni artin e flirtimit. Këtu janë teknikat më të mira për çdo shenjë të zodiakut.

Nëse jeni duke kërkuar për dikë që të krijoni një marrëdhënie të përkushtuar, ose nëse doni ta gjallëroni atë që është në zhvillim e sipër ose thjesht dëshironi të keni pak argëtim, të gjithë duam të dimë se si të flirtojmë më mirë dhe në mënyre me efikase.

Fatmirësisht, tërheqja e partnerit të duhur nuk është gjithmonë e bazuar vetëm te bukuria. Sipas hulumtimit të psikologes Monica Moore, njerëzit më tërheqës nuk janë në të vërtetë ata që kanë karakteristikat më të mira fizike, por më tepër ata që janë në gjendje të “sinjalizojnë disponueshmërinë dhe besimin e tyre nëpërmjet teknikave bazë të flirtimit”.

Në varësi të personalitetit tuaj, mund të jetë e dobishme të mësoni se si të përmirësoni ose të plotësoni tendencat e caktuara kur përpiqeni të flirtoni me dikë. Do të habiteshit po të mësonit se shenja e horoskopit ju bën një flirtues të zotë ose një flirtues të paaftë !

Më poshtë  mund të gjeni këshilla për të flirtuar më mire sipas shenjes zodiakale: gati për të mos humbur më një takim të vetëm?

Dashi

Dashi është një shenjë shumë e drejtpërdrejtë: doni të jeni gjuetarë në marrëdhëniet e dashurisë. Nuk i bien gjatë, nuk planifikojnë, por vetëm veprojnë ! Nëse nuk ua ktheni, kjo shenjë do të largohet për të “gjuajtur” një pre tjetër. Mundohuni të zgjidhni personin që ju intereson dhe t’u kushtoni vëmendje të plotë. Kontakti i drejtpërdrejtë me sy është një domosdoshmëri për këdo që dëshiron të flirtojë më mirë.

Demi 

Si një shenjë e tokës, ju jeni shumë të rrënjosur dhe mjeshtra në përdorimin e gjuhës së trupit për të përcjellë asetet tuaja joshëse. Provoni të përdorni prekjen për të treguar partnerin që ju intereson. Ekzistojnë lloje të ndryshme të prekjes. Së fundi, nëse ndihesh i sigurt për veten, mund të përpiqesh të prekësh fytyrën tënde. Por flirtimi përmes prekjes tenton të jetë më efikas për gratë, pasi  burrat mund të hynin në telashe shumë shpejt. Për të dyja gjinitë, megjithatë, sigurohuni që të qëndroni brenda kufijve të pëlqimit.

Binjakët 

Si një shenjë që çmon shakat e mprehta, ju e dini  gjitçka në lidhje me fuqinë e fjalës kur është fjala për joshje. Kjo mund t’ju ndihmojë të merrni një ton zëri seksi kur bisedoni me personin që ju intereson. Për gratë, një zë  pëshpërues dhe akut (mendoni për Marylin Monroe) tenton të tërheqë më shumë burrat, ndërsa burrat me një zë më të thellë dhe më të zhurmshëm do të dukeshin më joshës. Megjithatë, manipulimi me zë ka tendencë të jetë më efektiv për gratë.

Gaforrja

Gaforrja në dashuri tenton të jetë pak ‘ngjitës, madje edhe  pak’ obsesiv.  Sapo të keni kapur prene me teknikat e tua të mrekullueshme të flirtimit, ndërmerrni një hap prapa dhe lërë të tjeret të duan. Provoni te tregoni se nuk jeni shumë të interesuar në fillim mund të jepni përshtypjen se jeni shumë i kërkuar pas: luani këtë karte të dashur gaforre.

Luani

Luanet zakonisht duan të jenë në qender te vëmendjes. Prandaj, nëse ai është i kesaj shenjë, duhet  siguroheni t’i dedikoni gjithë veten tuaj. Një truk? Leviz kokën ! Studimet kanë treguar se femrat duken më mirë kur ato lëvizin pak përpara kokën. Kjo krijon një pamje më femërore që i çmend meshkujt. Nga ana tjetër, burrat duken më mirë duke shikuar poshtë, drejt majës së hundës.

Virgjëresha 

Ju njiheni për personalitetin tuaj modest dhe të sofistikuar. Tentoni të jeni pak të turpshëm dhe modest. Pa dyshim shumë veta tërhiqen nga sensualiteti juaj. Por mendoni me kujdes para se të zhyteni në dollapin tuaj të plotë me ngjyra standarde, duke filluar nga e bardha në gri. Nëse doni të qëlloni në shenje sigurohuni që të vishni të kuqe.

Peshorja 

Ju jeni nga natyra një ‘magjistar’ i lindur dhe një mjeshtër në flirtim. Në të vërtetë,  ndoshta flirtoni pa e kuptuar fare! Sfida juaj do të jetë të jesh efektiv me ate që vertete ju pëlqen dhe me të cilët dëshironi të qëndroni, duke u përpjekur të mos humbisni shumë energji për të kënaqur të gjithë. Nëse e mbani karizmen tuaj të fokusuar tek një person, ju me siguri do ta pushtoni atë në një kohë shumë të shkurtër.

Akrepi 

Shumë mund të mos e dinë, por ka lloje të ndryshme flirtimi: disa janë më të gjalla, ndërsa të tjerët janë më joshëse dhe kanë për qëllim kapjen e partnerit. Kur Akrepet flirtojne, ata kanë tendencë për të hyrë në kategorinë e fundit. Nga një natyrë e çmendur dhe dramatike, fillimisht mund të ndiheni pak te sigurt për veten, sidomos në fazat e hershme të njohës. Mos harroni të mbani ndërveprimet të lehta dhe zbavitëse, ose mund të përfundoni duke mos u ndier rehat.

Shigjetari 

Ju e dini se si t’i bëni njerëzit të buzëqeshin: keni një sens humori dhe një personalitet të shkëlqyeshëm. Megjithatë, kur përpiqeni të flirtoni, ndoshta është e përshtatshme të reduktoni shakatë dhe të mos përdorni kuptime të dyfishta: gratë preferojnë prezantime të thjeshta dhe burrat jane të drejtpërdrejtë.

Bricjapi

Për ju Bricjap ideja e flirtimit qëllimisht me dikë ju bën të pakëndshëm: mund të jeni tepër të kujdesshëm dhe shumë të ngadalshëm për t’u hapur kur bëhet fjalë për dashuri. Por mbani mend: argëtohuni. Buzëqeshni shpesh dhe mbani kontaktin me sy: këto dy gjëra mund të bëjnë që edhe takimi më i keq të duket super. Argëtimi i flirtimit vjen nga fakti që ju nuk duhet domosdoshmërisht të kaloni pjesën tjetër të jetës tuaj me këtë person. Ju keni gjithçka nën kontroll, mos u shqetësoni

Ujori

Ju jeni rebel dhe çuditshëm i zodiakut, kështu që nuk keni frikë të dilni nga kutia dhe të provoni aventura të reja. Kjo mund të jetë e shkëlqyer në aspektin e flirtimit, sepse partneri natyrisht do të tërhiqet nga natyra juaj spontane dhe plot gjallëri. Megjithatë, ndoshta nuk ka nevojë për të mbajtur disa lëvizje sekrete për  takimin e dytë? Ju nuk doni ta trembni atë shumë dhe menjëherë.

Peshqit

Ju jeni një nga shenjat më introvertuese, është e natyrshme që  të humbni  në mendimet tuaja. Për të krijuar një lidhje më të mirë, sigurohuni që të mbani kontaktin me sy në takimin e parë. Studimet kanë zbuluar se kontakti vizual i zgjatur mund t’ju bëjë të dukeni më tërheqës, edhe kur flisni me një të huaj . Nuk do të jetë e lehtë në fillim, por pastaj do të bëhet e natyrshme.

Burimi: VanityFair

/RevistaVip/

 

Gati për të mos humbur më asnjë takim të vetëm? Ja si të flirtoni sipas shenjës së horoskopit

About The Author
-