Gjendet e pajetë në shtëpi modelja e klipit të Majk, kreu vetëvrasje

Me siguri të gjithë e keni fiksuar në mendje imazhin e modeles bukuroshe me kaçurrela, që shfaqet në klipin e reperit Majk, “Qikita”.

Tashmë mësohet se, modelja serbe e quajtur Marija Çurçiç ka kryer vetëvrasje më 11 nëntor të 2018-s.

Pavarësisht se klipi i këngëtarit u publikua më 30 nëntor është e dukshme se, realizimi i tij është bërë muaj më parë, kur temperaturat ishin të larta.

Media serbe “telegraf.rs” shkruan se, 25-vjecarja me origjinë afrikano-serbe ka patur një gjendje të rënduar mendore, por arsyeja e veprimit të saj nuk është konfirmuar. Sipas mediave nuk është gjetur asnjë letër apo shenjë depresioni nga prindërit e saj.

Nëna e saj, Anne Marie Alves-Çurçiç bëri një shkrim rreth 3 muaj para vdekjes së të bijës për të hapur një fushatë për të gjithë të prekurit nga depresioni.

Marija u gjet e vdekur në apartamentin e saj, ku jetonte me qira në Beograd. Ajo kishte hipur sipër një karrige dhe u var me litar. Ajo ishte imazhi i shumë prej klubeve të natës, si dhe modele në disa reklama për marka të ndryshme. Marija kishte studiuar për Marrëdhënie me Publikun dhe ishte gazetare.

Mendohet se Majk e vonoi publikimin e projektit në nder të së ndjerës.

Gjendet e pajetë në shtëpi modelja e klipit të Majk, kreu vetëvrasje

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>