Gjiko dhe Elita publikojnë një pjesë të shkurtër të këngës së re dhe fansat u “frikësuan”

Para disa ditësh, Gjiko publikoi në rrjetet sociale një foto ku ai dhe Elita shiheshin teksa i drejtonin armët njëri-tjetrit. U mendua se në këtë mënyrë ai paralajmëroi këngën e re dhe nuk u gabuam pasi Elita ka publikuar në rrjetin social Instagram një video shkëputur nga klipi. Bashkëngjitur videos që ka krijuar mjaft diskutime bën të ditur se kënga e re do të titullohet “Distanca” dhe do të publikohet këtë të dielë.

Por videoklipi i këngës ka “frikësuar fansat”, pasi siç shihet nga inserti i publikuar nga Elita, aty fillimisht reperi shfaqet duke udhëtuar, ndërsa ndiqet nga një tjetër makinë, më pas shfaqet Elita e buzëqeshur dhe Gjiko i plagosur. Por në pjesën e fundit, pasi thotë “Lamtumirë”, Gjiko kryen vetëvrasje.

Komentuesit shprehen se kjo skenë duhej eleminuar sepse nuk është një shembull i mirë për të rinjtë. Gjithsesi na mbetet të shohim gjithë videoklipin për të kuptuar idenë dhe mesazhin që Gjiko dhe Elita duan të përcjellin me këngën e tyre.

Gjiko dhe Elita publikojnë një pjesë të shkurtër të këngës së re dhe fansat u “frikësuan”

| Showbiz, VIP | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>