Godet Olti Curri: Këta tre banorë të BB9 nuk meritojnë as të pastrojnë tualetet! (Foto)

0
1970

Gjatë ditës së djeshme tre nga banorët e Big Brother kanë nisur të imitojnë me shkak veprimet e personave me aftësi të kufizuar.

Këto veprime të Danielit, Olsit dhe Donaldi shkaktuan mjaft polemika në shtëpi, por mesa duket edhe jashtë saj. Një nga reagimet më të forta ka ardhur nga blogeri Olti Curri, i cili gjithashtu është edhe opinionist në Big Brother Fun Club.

Përmes një postimi në rrjete sociale ai është shprehur se këta banorë as të pastrojnë tualetet e këtyre personave nuk meritojnë.

“Olsi, Danieli dhe ky tjetri qe as emrin nuk ja kam fiksuar aq i parendesishem eshte…duke u tallur me personat me aftesi fizike te kufizuara… Keta te tre konkurente se bashku nuk vlejne aq sa ti pastrojne banjot ketyre personave qe jeta i ka vene ne sfide aq te rende…,”-përfundon postimi i tij në Facebook.

Mbetet për tu parë se çfarë do të thotë tjetër Olti për këtë situatë gjatë emisionit Fun Club.