Gratë shtatzënë sfilojnë në pasarelë me të brendshmet e Rihannës

0

Rihanna  ka prezantuar së fundmi koleksionin e veshjeve të të brendshmeve  të “Savage x Fenty”. Ajo padyshim pushtoi mbrëmjen e modës në “New York Fashion Week” sepse ishte kujdesur deri në detaje që të gjitha femrat e çdo lloj përmase të mund të preknin koleksionin, ndaj në pasarelë u shfaqën modele të dobëta si dhe ato të kolme..

Përvec motrave Hadid dhe disa modeleve të tjera të njohura, aty ishin dhe gra shtatzënë. Rihanna kishte qëllim të tregonte se të brendshmet e saj janë për të gjitha përmasat trupore

/RevistaVip/