Gruaja e futbollistit të njohur tregon se vuan nga kanceri

“Prej 1 muaji jam zgjuar në mëngjes duke shpresuar të ishte vetëm një makth.” Kështu e nis rrëfimin prekës bashkëshortja e futbollistit të njohur të Interit, Radja Nainggolan. Në një foto në profilin e saj në Instagram, Claudia Nainggolan ka folur me zemër në dorë për sëmundjen e rëndë të cilën për një muaj rresht nuk ka dashur ta besojë që e ka.

“Prej 1 muaji jam zgjuar në mëngjes duke shpresuar të ishte vetëm një makth. Por jam zgjuar çdo mëngjes dhe kam kuptuar se po jetoj brenda një makthi. Shpresoja se kjo ditë do të ishte shumë e largët, por nuk ishte e shkruar kështu. Ditët kanë kaluar, po ashtu dhe lumturia ime. Prej sot do të nis një kapitull të ri në jetën time, kimioterapinë. Dhe kush do ta kishte thënë se Claudia, për herë të parë në jetën e saj do të kishte frikë që të niste një ditë të re… Frika është një mirëkuptim. Cfarë mund të them, pas shumë lotësh, është koha që ta luftoj këtë bishë të tmerrshme. Falenderoj me gjithë zemër familjen dhe miqtë e mi, që më kanë ndihmuar ta shijoj në maksimum këtë muaj pushimi, duke më dhënë të gjithë forcën dhe pozitivitetin që më duhet për ta përballuar këtë…por mbi të gjitha sepse kanë mundur që të përballojnë ndryshimet e mia të humorit. I uroj shumë fat atyre që po jetojnë të njëjtin makth si unë, Kurrë mos e humbisni buzëqeshjen tuaj.”- përfundon ajo.

Kujtojmë se Radja dhe Claudia u kurorëzuan me martesë në vitin 2011 dhe kanë së bashku dy vajza të quajtura Aisha dhe Mailey.

Gruaja e futbollistit të njohur tregon se vuan nga kanceri

| Showbiz |
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>