Hirushe thatë? Videoja e Luanës duke luftuar me këpucën do ju shkrijë së qeshuri!

Look-u i Luana Vjollcës tek videoja e saj më e re, “Moj bjondinë me sytë e zi” ku u ftua nga grupi TNT, nxiti shumë krahasime me Borëbardhën, Hirushen apo të tjera personazhe përrallash.

Me fustanin e bardhë, buzët e kuqe, Luana endet mes pemëve tamam si në rrëfenja.

Por, ndryshe nga përralla ku Hirushes i rrëshket këpuca nga këmba, Luana mezi e hoqi.

Moderatorja publikoi sot në Instagram një video nga prapaskenat e xhirimeve ku, me ndihmën e dizajnueses Blerina Kllokoqi Rugova, bën luftë për ta hequr nga këmba këpucën plastike të tejdukshme.

Problemi me takat në mal, duket se nuk u parashikua nga Luana.

“Kur kupton se duhet të heqësh takat se xhirimi ishte në mal.”, shkruan Luana duke bërë ironi me veten.

Në video, ajo shkrihet së qeshuri kur kupton se këpuca s’ka ndërmend të dalë.

Me ose pa këpucë, mund të themi se ky look është një ndër ata që më shumë i përshtaten bjondinës me sytë e zinj.

Hirushe thatë? Videoja e Luanës duke luftuar me këpucën do ju shkrijë së qeshuri!

About The Author
-