Hygerta Sako tregon si vazhdoi raporti me Ilda Bejlerin pas konfliktit

Hygerta Sako e ftuar në emisionin “Intervista Vip” në Tema Tv, ndër të tjera komentoi lajmet që kanë qarkulluar në median rozë rreth saj si edhe konfliktin në distancë me kolegen Ilda Bejleri.

“Nuk ia kam dhënë shumë mundësinë medias rozë të bëjë lajme për mua sepse e para bëj një jetë shumë të thjeshtë, nuk e kërkoj lajmin, skupin siç një pjesë e kolegeve të mia e bëjnë.
Me Ildën ndodhi që përmendi emrin tim e të koleges sime…unë kam përshtypjen që ka zgjedhur fjalët e gabuara e nuk ka dashur të thotë që ne nuk vlejmë si gazetare dhe nuk i shooh si modele. Reagimi im erdhi sepse ma kërkuan kolegët e gazetës. Unë u mundova të reagoja në një mënyrë sa më të qetë.”- u shpreh ajo.

Ish Miss Shqipëria tregoi që pas këtij “incidenti” ajo dhe Ilda u panë në ndeshjen e radhës së Kombërares Shqiptare të Futbollit, por nuk pati asnjë problem mes tyre.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë shkëputur nga intervista e plotë:

Hygerta Sako tregon si vazhdoi raporti me Ilda Bejlerin pas konfliktit

| Intervista Vip, Showbiz, VIP | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>