Deputetit të lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Shehut i është hequr patenta për 6 muaj. Policia Rrugore e Tiranës i ka pezulluar patentën pasi deputeti kishte hyrë në kundravajtje.

Ylli Shehu kishte ngatërruar rrugën në një kryqëzim dhe kur e ka kuptuar ka kthyer makinën në mes të rrugës. Pikërisht në këtë moment, një patrullë e Policisë e ka ndaluar duke marrë masën heqje patente për 6 muaj. Deputeti është justifikuar para oficerëve të policisë se kishte ngatërruar rrugën, por nuk ka mundur ti shpëtojë gjobës. Burime të Report Tv bëjnë me dije se deputetit i është hequr patenta 3 ditë më parë, ndërkohë që ai e ka kundërshtuar masën që është marrë nga Policia. Ylli Shehu është zgjedhur deputet nga listat e Partisë Republikanë por më pas ka kaluar në grupin Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deputeti Ylli Shehu njihet edhe si këngëtar, pasi vite më parë ka kënduar nëpër dasma.

Hyri në kundravajtje, policia i heq patentën deputetit të LSI-së

| SHQIPËRI |
About The Author
-