Hyrje e bujshme! Jonida Maliqi i befasoi të gjithë me veshjen e saj në tapetin e kuq të Eurovizionit

Një ceremoni  e madhe u mbajt dje në Tel Aviv, ku përfaqësuesit e shteteve europiane parakaluan në tapetin e kuq për t’u prezantuar.

Në këtë event nuk mungoi këngëtarja jonë Jonida Maliqi, e cila dukej e mahnitshme e veshur me një fustan saten ngjyrë blu me shpatullat jashtë të punuar me mjeshtëri nga Ardi Asllani.

Ajo mbërriti bashkë me delegacionin shqiptar për të parakaluar në tapetin e Eurovizionit, bashkë me vokalistët që e shoqëronin.

Por detaji që tërhoqi vëmendjen tonë dhe të mediave në Tel Aviv, ishte një shall i veçantë në belin e Jonidës, që ngjasonte me flamurin e komunitetit LGBT.

E pyetur për këtë zgjedhje të veçantë që kishte bërë, Jonida Maliqi dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë shoqërinë shqiptare dhe jo vetëm:

“Nëse jeta është blu, mund të zgjedhësh një ngjyrë tjetër nga ylberi. Ne e shijojmë Eurozivionin, e shijojmë jetën sepse jeta është si ylberi”.

Në një postim në Instagram, këngëtarja falënderoi stilistin e mirënjohur Ardi Asllani, mendja gjeniale e të cilit qëndron pas veshjeve të saj në këtë spektakël të madh.

Hyrje e bujshme! Jonida Maliqi i befasoi të gjithë me veshjen e saj në tapetin e kuq të Eurovizionit

| Showbiz | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>