Irina Shayk flet per ndarjen nga Bradly Cooper

Irina Shayk nuk ka komentuar asnjëherë për jetën e saj private para ndarjes nga Bradley Cooper, dhe sigurisht që nuk do ta bëjë as tani!

Megjithatë modelja me origjinë ruse ka folur për jetën e saj si nënë, privatësinë dhe martesën në një intervistë për “Harper’s Bazaar”.

Ajo habitet me fiksimin e njerëzve për jetën e saj private, por sërish i justifikon ata kur shprehet:

“Mendoj që është thjesht të qenit njerëzor: nëse nuk e ke, do ta kesh. Ka një perde dhe t’i do ta hapësh. Besoj se është kurioziteti që i shtyn”.

Sa i përket martesës modelja ende beson në të edhe pse u nda nga Bradley ende pa lidhur kurorë me të:

“A besoj te martesa? Po, sigurisht. Nuk jam ai lloj personi që është kundër saj”.


Irina Shayk tregoi se qëndron e mendimit se asnjë femër nuk duhet të humbasë identitetin e saj vetëm sepse bëhet nënë:
“Më thuaj një arsye, vetëm një që meqenëse je nënë, tani duhet të veshësh funde më të gjatë. Jo, unë nuk besoj në këtë gjë”.
Ah edhe një gjë e fundit! Nëse dikush planifikon t’i dërgojë diçka modeles, më mirë një rrënjë domatesh sesa një buqetë me lule!

Irina Shayk flet per ndarjen nga Bradly Cooper

About The Author
-