Shoqëria IRTC, që menaxhon rafinerinë e Ballshit shprehet se shkak për incidentin e rëndë, ku humbi jetën një punonjës dhe u plagosën 5 të tjerë është bërë ndërprerja e paparalajmëruar energjisë, mosfunksionimi i linjës rezerve të energjisë, si dhe një gabim njerëzor gjatë rivënies ne punë të repartit të hidro­pastrimit.

Me anë të një deklarate për mediat, IRTC shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me familjarët për humbjen e parakohshme të njeriut të dashur dhe thotë se do të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ndihmuar ata për kaluar këtë fatkeqësi.

Deklarata e Plotë:

Rreth orës: 22:30, në Rafinerinë e Ballshit ka ndodhur një incident i izoluar për shkak të shpërthimit të një prej depozitave të hidrogjenit me një kapacitet rreth 40m3, dhe fatkeqësisht si pasoje e këtij incidenti ka humbur jetën një punëtor si dhe janë plagosur 6 të tjerë.

IRTC shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me familjarët për humbjen e parakohshme të njeriut të dashur dhe bashkëpunëtorit tone të vyer për shkak të këtij incidenti. IRTC do të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për ndihmuar ata për kaluar këtë fatkeqësi.

Ky incident është shkaktuar nga ndërprerja e paparalajmëruar energjisë (çuditërisht është ndërprere 2 here brenda tre ditëve), mosfunksionimi i linjës rezerve te energjisë si dhe për shkak të një gabimi njerëzor gjate rivënies ne punë të repartit të hidro­pastrimit.

Incidenti ka prekur vetëm një depozitë hidrogjeni me një kapacitet rreth 40m3, e cila përdoret vetëm në rast e rivënies në punë të këtij reparti. Rafineria është rikthyer në funksion të plotë pas izolimit të këtij incidenti fatkeq të cilin do ta trajtojmë me solidaritetin dhe në respekt të plotë të të gjitha kërkesave ligjore dhe dinjitetit të punës dhe jetës.

Duam të falënderojmë të gjithë punonjësit për punën dhe sakrificën e jashtëzakonshme për izolimin e incidentit në një kohe shumë shkurtër. Jemi të angazhuar të garantojmë siguri të plotë gjate ushtrimit të aktivitetit në rafineri në përputhje me standardet dhe praktikat me te mira./tvklan.al

IRTC: Ndërprerja e paparalajmëruar e energjisë, shkak për ngjarjen në Ballsh

| SHQIPËRI |
About The Author
-