Ishin shumë pranë njëri tjetrit në Miss Universe Albania, por Erion Zeqiraj shprehet se nuk e ka vënë re Bertinën

0

I ftuar në emisionin “Intervista Vip” me Blerta Lekën në Tema TV ka qënë Erion Zeqiraj, i cili u bë më i njohur në publik pas pjesëmarrjes në edicionin e 3-të të “Big Brother”. Pas disa eksperiencave si spiker lajmesh dhe prezantues emisionesh të ndryshme, Erioni tashmë i ka hyrë karrierës së punës në administratë si specialist në një nga drejtoritë e Bashkisë së Tiranës por edhe si drejtor prodhimi në “Miss Universe Albania”.

Gjatë intervistës së tij Erjoni ka folur për jetën e tij profesionale por edhe atë personale duke u ndalur edhe tek partnerja që donte të kishte përkrah. I pyetur nga prezantuesja për ish- të dashurën e tij Bertina dhe faktin nëse kishte komunikuar me të gjatë natës finale ne Miss Universe Albania 2018 duke qënë se dhe ajo kishte qënë e pranishme dhe madje e ulur shumë pranë tij, Erjoni ka reaguar i habitur.

Ai u shpreh se nuk e kishte vënë re që Bertina kishte qënë e pranishme sepse ka qënë tepër i angazhuar me punën dhe nuk e ka kuptuar këtë detaj. Sipas tij do kishte qënë mirë ta kishte parë pas gjithë kësaj kohe, kjo për të shuar edhe kuriozitetin e fansave nëse ka apo jo komunikim midis tyre.
/RevistaVip/

Për të tepër ndiqni intervistën e plotë:

/RevistaVip/