Vithet dhe beli i gruas karakterizohet në 4 forma të ndryshme. Kjo në varësi të pozicionit të kockave dhe legenit.

Po ju çfarë formë vithesh, apo beli keni? Ja cfare duhet të vishni sipas formës.

 

  • Në formë katrore

Për ju që keni formë, si në foto, dhe keni vithe të sheshta atëherë ju duhet të vishni veshje që e shtojnë vëllimin dhe formën e tyre. Mirë do të ishte për ju që të vishni kadife. Do t’ju shtojë volumin dhe do të keni një pamje më elegante.

 

  •  Forma e rrumbullakët

Me këtë lloj formë, ju duhet të vishni veshje të përshtatshme. E mira do të ishte sikur të vishnit diçka të ngushtë te pjesa e vitheve, pasi më bukur do të duket trupi juaj.

  • Në formë zemre

Beli i mprehtë edhe vithe të gjëra? Kjo formë do veshjen e duhur.

Ju duhet të vishni veshje me stil perandorak. Mund të jetë një fustan mbas trupit, ose i gjerë dhe i gjatë. Zakonisht preferohet ngjyra e bardhë.

  • Forma e trekëndëshit të përmbysur

Ju me një formë V-je ose në formë trekëndëshi të përmbysur, ju sugjerohet të vishni fustane të stiluara me pëlhura të lehta dhe të lëmuara, të cilët mblidhen te pjesa e gjoksit. Më shumë ju rekomandohet të vishni veshje të shkurta dhe të mëndafshta.

Ja çfarë duhet të vishni në bazë të formave tuaja trupore

| Te Ndryshme |
About The Author
-