Ja kush do jetë juria e Miss Universe Albania 2017

0
2316

Na ndajnë më pak se një javë që nga nata finale e Miss Universe Albania 2017 që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve me datë 29, ora 21:00 dhe do të trasmetohet LIVE ne Vizion Plus HD. Kurioziteti tashmë nuk është vetëm kush do e fitojë kurorën e madhe të këtij kompeticioni, por dhe se kush do jetë në jurinë që do të përgjedhë më të bukurën shqiptare. Këta janë personazhet që do të marrin vendimin e madh që do të lumturojë njerën prej vajzave kandidate për kurorën.

Izmir Smajlaj

Izmir Smajlaj ka lindur më 29 mars 1993 në Shkodër, është një atlet shqiptar në kërcim së gjati dhe në trehapësh.

Është emocionuese, fakti qe  një shqiptar shpallet kampion Europe në Beograd të Serbisë ku u zhvillua Kampionati Europian i sallave të mbyllura. Izmir Smajlaj ngjitet në majën e podiumit me medalje të artë në garën e kërcimit së gjati pas një finaleje drithëruese. 24-vjeçari shkodran regjistroi hedhjen e artë në tentativën e gjashtë që ishte edhe e fundit me 8 metra e 8 centimetra.

Ishte suedezi Michel Torneus që mund të prishte ëndrrën e shqiptarit në tentativën e fundit, por ai nuk shkoi më shumë se 8.08, duke ligjëruar suksesin historik të atletit shqiptar.

Momente dramatike, një finale për njerëzit me zemër të fortë, Smajlaj kampion Europe me një hedhje që do të shkruajë historinë e Atletikës Shqiptare.

E kotë të thuhet në të tilla raste që Smajlaj vendosi edhe rekord kombëtar sepse 24-vjeçari shqiptar gdhendi emrin e tij në një nga evenimentet më prestigjoze të Europës. Shqipëria dhe atletika kuqezi tashmë kanë një simbol, Izmir Smajlaj ndriçon pishtarin e një epoke të re.

Armina Mevlani

Armina Mevlani është një ikonë e modës në shqipëri si blogere fashioniste. Faqja e saj numëron mijra klikime, sikundër edhe në profilin e saj në rrjetet sociale facebook dhe instagram. Edhe pse studimet i ka kryer në fushën e filozofisë duket se karrierën  po e zhvillon në fushën e modës. Armina njihet për linjat e saj perfekte duke sjellë thuajse cdo ditë silin unik të veshjes se saj.

Klodiana Shala

Klodiana Shala sot është një biznes-ëomen ndër më të mirat në punën e saj. Ajo  njihet si atletja shqiptare që ka thyer më shumë rekorde kombëtare dhe ka fituar më shumë medalje. Klodiana është kampionie shqiptare dhe rekordmenia absolute në 50, 100, 200, 400 metrave, dhe 110 metrave.

Klodiana Shala tashmë ka edhe një biznes të sajën ku përcjell tek të rinjtë të apasionuar pas sportit këshilla dhe gjithcka ju duhet për ti frymëzuar dhe për ti ndihmuar në rrugën e saj.

Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj u zgjodh në vitin 2003 si Miss Kosova dhe 2004 Miss Albania.

Ajo ka punuar si vullnetare për Kryqin e Kuq të Kosovës, që nga viti 2001, duke ndihmuar familjet e varfra, fëmijët jetimë dhe të tjerë. Ajo, gjithashtu ka punuar në OJQ-në “Vizioni” në vendlindjen e saj, Istogu. Ka qenë e vetmja bukuroshe Miss Kosova, që është pritur nga presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Agnesa Vuthaj organizoi “Miss Kosova 2006” me datë 23 shtator 2006. Ajo zgjodhi edhe bashkëpuntorët si fotografin e mirënjohur Fadil Berisha. Por mysafir special në krah të saj do të jetë edhe John Mattheu, organizator i spektakleve botërore të bukurisë si “Miss Univers 2005”, “Miss Gjermania”, “Miss India” etj.

“Po, bukuria ka qenë një arsye. Por është edhe mençuria. Këto kombinohen krejt dhe ajo del një person adekuat. “Ajo është një oratore e mirë, është njeri i politikës, pasi ajo ka studiuar per  Shkenca Politike.

Ledjo Musabelliu

Ledjo është i përzgjedhuri i produksionit për të përfaqësuar VIP ALBANIA në rradhët e jurisë. Ai është një bashkëpunëtor i ngushtë i produksionit jo vetëm në Miss Universe Albania por dhe në aktivitete të tjera të realizuara nga VIP ALBANIA. Duke qenë një personazh me shije të hollë ai është në panelin e  jurisë për të dytin vit rradhazi si përfaqësues i prodkusionit në vlerësimin dhe përzgjedhjen e vajzës që do përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe 2017.

 

Jerina Lalaj

Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Tiranës për degën ne Gjuhë – Letërsi Italiane, shpirti i sipërmarrjes e shtuy në një tjetër dimension profesional. Dedikuar kryesisht zhvillimit dhe menaxhmit të bizneseve iu dedikua tërësisht marketingut mediatik. Ajo sot është kreu i marketingut të Vizion Plus duke pasur sukses të adhurueshëm në profesionin e saj, kësisoj një vlerë e shtuar për institucionin që drejton. Adhuruese e së bukurës, udhëtimeve, artit, modës dhe kinemasë, ajo nuk bën kompromise me stilin e saj. Ka veshjen e duhur, në vendin e duhur, pa harruar të jetë gjithmonë femërore.

 

Santo Barilla

Santo Barilla është 44 vjeç dhe është rrobaqepësi i yjeve botërore. Ai është një italian që jeton në qytetin e Milanos, në zemrën e modës italiane dhe botërore. Stili, eleganca dhe kreativiteti i veçantë e kane bërë atë sot një nga emrat më të njohur në fushën rrobaqepesisë. Arti i tij vesh njerëz të rëndësishëm të të gjitha fushave në botë, puna e tij njihet gjërësisht nga bota e modës në të gjithë globin. Ndër klientët e tij figurojnë emra të njohur si orëndreqësi zviceran Franck Muller, futbollisti Samuel Eto’o, etj.

Ai është shumë i apasionuar pas punës së tij dhe gjithmonë mundohet të që ata që veshin artin e tij të ndihen mirë dhe të duken bukur.

 

Image result for santo barilla