Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti nisin pushimet

Muajin e kaluar, Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Ceremonia u zhvillua në privatësi të plotë në një kështjellë në Newport, në Rhode Island.

Mediat e huaja shkruajnë se dita nisi me një barbecue para ceremonisë, për të vazhduar me një kokteil, darkën dhe festën deri natën vonë.

Shumë vetë u vendosën jashtë kështjellës, duke u përpjekur të kapin diçka nga eventi dhe nga të ftuarit, por ata erdhën të gjithë të mbuluar nga çadra për të evituar çdo paparac.

Pas dasmës në fshehtësi të plotë, burime për “People” kanë konfirmuar se dyshja ka nisur muajin e mjaltit në Indonezi.

Ata po qëndrojnë në një resort super luksoz të quajtur Nihi Sumba.

Ky ishull është i njohur për vilat luksoze dhe sërfin fantastik.

Jennifer dhe Cooke po qëndrojnë në shtëpinë private të pronarit të resortit, e cila ka një pamje spektakolare të oqeanit.

Jennifer Lawrence dhe bashkëshorti nisin pushimet

About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>