Kam bërë ndërhyrje estetike

Në një kohë kur shumë i drejtohen bisturisë, por pak e pranojnë, rrëfimi konsiderohet si një formë mjaft e mirëpritur sinqeriteti. Dhe këngëtarja shqiptare Gerta Mahmutaj bëri pikërisht këtë: ajo ishte e ftuar së bashku me partnerin e vet DJ John Van Ride në emisionin “Trokit” dhe aty pranoi se ka bërë ndërhyrje në hundë.

Ermali I ngacmoi duke i thënë se të gjithë pyesin nësë ka bërë ndërhyrje, dhe Gerta u përgjigj hapur.

“Pse mo, s’kam qenë më e bukur më përpara? Po kam bërë hundën. Unë s’kam pasur me mëdyshje. Kam pasur të fiksuar në kokë që do e ndryshoja, isha e vendosur për ta bërë ndërhyrjen. Unë s’kam pasur asnjë problem, ishte e gjitha çështje estetike. Ishte i vetmi detaj në fytyrë që doja ta ndryshoja’ – tha ajo.

Kam bërë ndërhyrje estetike

About The Author
-