Kanye West e zhvendosi meshën e së dielës tek Coachella dhe pamjet janë të pabesueshme

Familja Kardashian-Jenner pushtoi dje Coachella-n pasi dhëndri Kanye West mbajti atje meshën e veçantë të së dielës.

Për të gjithë ju që nuk e dini, meshat e së dielës janë kthyer në një traditë javore për familjen Kardashian-West këtë vit, me seancat e para që filluan të dielën e parë të vitit 2019, 6 janar.

Dhe ja këtë të diel, Kanye mori të gjithë grupin e tij dhe u zhvendos në Coachella nga ku dhuroi një performancë fantastike.

Embedded video

TeamKanyeDaily@TeamKanyeDaily

AWESOME. #SUNDAYSERVICE8277:06 PM – Apr 21, 2019202 people are talking about thisTwitter Ads info and privacy

Familja e tij po e ndiqte gjatë gjithë kohës dhe madje Kim bëri disa postime duke na treguar se është shumë krenare për performancën e bashkëshortit të saj.

“Harrova të publikoj meshën e së dielës këtë javë, kështu që këtu është ajo që unë dua. Thjesht nuk e di se çfarë do të ndodhë në Coachella”.

Dhe në fakt performanca e Kanye-s ishte mjaft e hatashme dhe zgjati 2 orë. Ai kishte ftuar Chance the Rapper, Ty Dolla $ign, dhe Teyana Taylor në skenë.

Klani Kardashian ishte gjithashtu i pranishëm përfshi këtu, Kim, Kendall, Kylie, dhe Khloe. Sigurisht që edhe North West ishte aty dhe dukej e adhurueshme.

Në një moment të veçantë, Kanye u prek emocionalisht dhe u përlot ndërkohë që miqtë e tij i jepnin kurajë.

Embedded video

Def Jam Recordings@defjam

Powerful.

Ye, Cudi, DMX, and Chance#SundayService14.2K8:11 PM – Apr 21, 20194,567 people are talking about thisTwitter Ads info and privacyVideo Player

Kanye West e zhvendosi meshën e së dielës tek Coachella dhe pamjet janë të pabesueshme

| Showbiz |
About The Author
-