Tayna dhe Dafina Zeqiri thyen internetin me këngën e tyre më të re “Bye Bye” që ishte dhe bashkëpunimi i tyre i parë.

Ato kanë mbledhur më shumë se 4 milionë klikime në YouTube dhe kënga është pritur mjaft mirë. Pak ditë më parë Rita Ora u shpreh krenare për vajzat kosovare që janë artiste të vërteta sipas saj.

“Doja vetëm të thosha pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të frymëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave të tjera që është në rregull të jesh e pavarur dhe seksi në të njëjtën kohë”, janë fjalët e Ritës në postim, fjalë të cilat kanë gëzuar pa masë Taynën dhe Dafina Zeqirin.

Por një tjetër repere shqiptare është tallur disi me Tayna-n dhe Dafinën, pasi sipas saj, kënga është e ngjashme me atë të Drake “Mob Ties”.Video Player00:0000:08

Bëhet fjalë për pjesën kur Tayna dhe Dafina bëjnë rep në minutat e fundit të këngës, për të cilën Melinda ka publikuar një video duke qeshur.

Reperja dhe fansat e saj ironizojnë faktin që Dafina është “frymëzuar” nga Drake si për të thënë shkurtimisht se ka kopjuar reperin e famshëm.

Ju mund ta gjykoni vetë nga vodeoja më poshtë:

Kënga “Bye bye” e kopjuar .Melinda tallet keq me Tayna-n dhe Dafinën!

About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>