Kënga e re e Miley Cyrus i kushtohet ndarjes dhe pamjet na tmerruan!

Miley Cyrus ka publikuar një baladë të re me titull “Slide Away”, në të cilën ajo këndon në lidhje me përdorimin e drogës dhe alkoolit pas ndarjes nga Liam Hemsworth.

Kënga u publikua të enjten – më pak se një javë pasi këngëtarja, 26 vjeç, dhe ylli australian, 29 vjeç, njoftuan se kishin ndarë rrugët e tyre pas martesës në dhjetor 2018.

Ajo e hap këngën me vargjet, “Njëherë e një kohë ishte parajsë / Njëherë e një kohë isha e paralizuar / Unë mendoj se do të më mungojnë këto drita / Por është koha t’i lë pas ato”.

Dhe vazhdon, “Njëherë e një kohë ishte e shkruar për ne, u zgjuam një ditë dhe u kthye gjithçka në pluhur / Zemër, ne e gjetëm njëri-tjetrin, por tani kemi humbur / Kështu është koha ta lëmë të shkojë”.

Kënga gjithashtu flet për abuzim me drogën dhe vetë fotoja e klipit të publikuar në YouTube, tregon një shumëllojshmëri ilaçesh që lundrojnë në ujë së bashku me një shishe alkooli bosh.

Burime pranë Miley-t kanë thënë për “TMZ” se ajo u përpoq “me guxim” për të shpëtuar martesën, por nuk mund të pranonte faktin që Liam pinte shumë dhe përdorte disa ilaçe.

Megjithatë burimet nga ana e Liam-it i quajnë të pavërteta këto deklarata dhe thonë se ishte tradhtia e Miley-t ajo që çoi në ndarje.

Miqtë e aktorit australian thonë se ylli i hitit “Wrecking Ball” po përdor akuzat e drogës dhe alkoolit për t’u shkëputur nga shkaku i vërtetë i ndarjes së tyre që është tradhtia.

Kënga e re e Miley Cyrus i kushtohet ndarjes dhe pamjet na tmerruan!

About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>