Këngëtarët që do të performojnë të dielën në përurimin e stadiumit “Arena Kombëtare”

Këtë të dielë, në stadiumin e ri të qytetit, “Arena Kombëtare”, do të mbahet ceremonia e përurimit ku do të performojnë emra të njohur të muzikës, si dhe do të luhet ndeshja e parë.

Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje me Francën, e cila aktualisht është kampione e botës.

“Anabela.l” ka zbuluar emrat që do të marrin pjesë nëpërurimin e stadiumit në spektaklin e organizuar nga Ardit Gjebrea.

E para që do të hapë spektaklin do të jetë këngëtarja Era Istrefi, e cila do të performojë këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Pas saj, Flori Mumajesi do të vijë me këngën “Kuq e Zi”, për t’u pasuar nga “Xhamadani vija vija”, që do të këndohet nga Aurela Gaçe.

Më tej, Juliana Pasha do të performojë “Himnin e flamurit”, ndërsa pas saj do ta mbyllë Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “La Marseillaise”.

Ceremonia e përurimit do të nisë në orën 20:30, ndërsa ndeshja 15 minuta më vonë.

Këngëtarët që do të performojnë të dielën në përurimin e stadiumit “Arena Kombëtare”

About The Author
-