Kim Kardashian  dëshiron t’ua bëjë të qartë të gjithë hajdutëve, se mund të përfundojnë keq nëse sërish provojnë t’i vjedhin diçka.

Niveli i saj i sigurisë tani e ka arritur atë presidencial dhe ajo po ruhet sikur të ishte kryetare shteti.

Burime të afërta me Kim, kanë thënë për revistën TMZ se ekipi i saj i sigurisë përfshinë edhe ish-pjesëtarë të Shërbimit Sekret të SHBA-ve, të cilët do të jenë të armatosur deri në dhëmbë.

Ajo do të ketë pas vetes të paktën dy truproja ngado që shkon dhe makina e saj do të jetë e blinduar.

Përveç saj, edhe pjesëtarët e tjerë të familjes do t’iu nënshtrohen procedurave për të punësuar ekipe sigurimi të nivelit të Kim.

Kim punëson ish-anëtarë të Shërbimit Sekret, të armatosur deri në dhëmbë

| Showbiz |
About The Author
-