Jeta e figurave publike dashur pa dashur shpesh herë bëhet pjesë e mediave, përderisa fansat shprehin interesimin për ngjarjet e tyre më të fundit në jetën private.
Getoar Selimi, është një nga reperët më aktiv të skenës dhe njëkohësisht ka qenë ndër më të pëlqyerit gjatë vitit 2016.
Lidhja e tij me Marina Vjollcën ka qenë shumë e komentuar nga fansat, gjersa larg syrit të mediave nuk ‘shpëtuan’ as prindërit e këngëtarit, pa qenë ndonjëherë pjesë e shkrimeve rozë, shkas i ekspozimit të tyre në rrjetet sociale.
Ka qenë së fundmi nëna e reperit, Florije Selimi e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook një fotografi, përmes së cilës ka falenderuar Zotin që ka dy djem shembullorë, të cilët nuk harrojnë asnjëherë që t’i bëjnë dhurata.
Geti i ka dhuruar mamasë së tij së fundmi një makinë të re të tipit “Audi A6”, vlera e së cilë arrin deri në 46 mijë euro