Prej disa muajsh balerina Klaudia Pepa dhe koreografi Albi Nako janë në qendër të vëmendjes si nga publiku ashtu edhe nga mediat rozë.

Para një viti ata bënë publike ndarjen e tyre, por njëkohësisht treguan se vazhdojnë të kenë një marrëdhënie shumë të mirë miqësore, pavarësisht se Klaudia jeton në Itali ndërsa Albi në Shqipëri.

Ndërsa kohët e fundit Albi u përfol se është në një lidhje dashurie me një tjetër balerinë nga trupa e tij e baletit, Alba Hoxha. Edhe pse ata janë kapur shumë herë bashkë me pushime, si Albi ashtu edhe Alba e mohuan se janë të lidhur.

Pavarësisht kësaj, duket se Klaudia nuk i ka problem thashethemet që janë bërë kohët e fundit për ish-bashkëshortin. Ajo sapo u zbuloi fansave të saj se marrëdhënia mes saj dhe Nakos e Hoxhës është mjaft e mirë.

Klaudia Pepa i habit të gjithë me postimin e fundit në Instagram, etiketon Albi Nakon

About The Author
-