Komentuesja i përmend Mimozën, Seldi Qalliu i kundërpërgjigjet me nervozizëm

Historia e tyre e dashurisë dukej sikur nuk do mbaronte, madje ata u përballën me çdo paragjykim dhe rreth një viti më parë, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë. Në muajin qershor sollën edhe një këngë së bashku, e cila u prit mjaft mirë nga fansat.

Por krejt papritur ata fshinë çdo postim të përbashkët në rrjetet sociale dhe konfirmuan ndarjen. “Nuk jemi më bashkë, kështu ka qenë e shkruar” shprehet Seldi pas ndarjes. Pavarsisht se kanë kaluar kohë sërish fansat me komentet e tyre i përmendin Mimozën. Një nga komentueset në Instagram e ka ngacmuar këngëtarin me një koment thumbues, duke i shkruar me ironi për daljen e tij në video me prezantuesen, ndërkohë që përmend edhe Mimozën.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Seldit, i cili me nervozizëm e quan madje edhe injorante dhe I jep dhe këshillën që të shohë punët e veta. Ai po ashtu i ka shkruar asaj edhe një ‘këshillë’, duke i kërkuar që t’i shohë punët e veta: “O injorante e kam shum kollaj të të bëj block por po të jap 1 keshillë….. shiko punët e tua, shtëpinë tëndë dhe pastroje shpirtin e zi se mbake shum erë të keqe!”

Komentuesja i përmend Mimozën, Seldi Qalliu i kundërpërgjigjet me nervozizëm

| Showbiz, VIP | 0 Comments
About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>