Konkurentet e Miss Universe Albania imazh kryesor i Mercedes Benz në 25 vjet Kastrati Group (Foto)

0
2634

Mercedes-Benz ka tashmë një filial të ri gjigand në dalje të kryeqytetit, një investim që kap mbi 30 milionë euro. Kompleksi i ri i koncesionarit të Mercedes-Benz, tashmë pjesë e grupit të madh Kastrati, paraqet dhe risi arkitekturore dhe është ndërtuar sipas kërkesave të vetë kompanisë automobilistike.

Bëhet fjalë për një investim mbi 30 milionë euro dhe ai përbën tashmë një kartolinë shumë të mirë të Shqipërisë edhe në sytë e të huajve, pasi gjendet në hyrje të Tiranës, menjëherë pas kthesës së aeroportit të Rinasit.

Gjatë përurimit të kompleksit të ri të Mercedes-Benz në Tiranë kanë marrë pjesë edhe biznesmenë të ndryshëm, por edhe figura politike në vend.

Dy konkurente e Miss Universe Albania jane perzgjedhur imazhi i mbremjes per te prezantuar dy modelet me te reja te Mercedes Benz. Behet fjale per Blerta Leken edhe Ergi Bardhollari te cilat kane terhequr vemendjen e fotografeve dhe publikut qe ishin te pranishem ne kete mbremje. /RevistaVip/