Kresilda Matraku: Vetëbesimi është pjesa e fortë e bukurisë time


Emri im është Kresilda Matraku. Ky emër nuk ka ndonjë domethënie të mirëfillt, por mbas vdekjes së xhaxhait tim familja e babit vendosi që tre shkronjat e para të emrit tim të ishin Kre dhe mami im ma vendosi emrin Kresilda.
Kam një marrdhënie shumë të mirë dhe të ngushtë me familjen time. Familja ime përbëhet nga 4 pjestar: mamja ime, babi dhe vëllai im i vogël. Jam shumë e lidhur me vëllain dhe kohën më të madhe e kaloj me të. Është ende i vogël dhe ka nevoj për përkudesje dhe dashuri të cilën mundohemi gjithnjë të mos i mungoj.
Fëmijëria ime ka qenë vërtet e veçantë dhe me plot gojë mund të them që ka qenë periudha ku unë jam ndjerë më e lumtur. Shumë mund ta quajnë një fëmijëri të thjesht ku un luaja me fëmijët e lagjes, por në fakt momenti më i bukur për mua ka qenë kur shkoja në shtëpi dhe luaja me lodra. Jo lodra do si do, po lodra të bëra nga un dhe mami im. Ajo më tregonte se si në kohën kur ajo ishte e vogël nuk kishte lodra, kështu ato i bënin vetë. Ishte një nga aktivitetet më të bukura dhe më mungon vërtet shumë. Një tjetër pasion të cilin vazhdoj ta ushtroj edhe sot është kërcimi. 
Horoskopit nuk është se i besoj shumë, por duhet ta pranoj që shenja e “Ujorit”, është xheloze dhe është e vetmja gjë që besoj prej tij. 
Sinqerti dhe besnikëria janë dy virtytet që vlerësoj më shumë tek njerëzit. Prandaj mundohem që dhe shoqërinë ta zgjedh të tillë.
Pasionet e mija janë volejbolli dhe modelingu. Volejbollin e kam lënë pak pas dore duke u angazhuar më shumë me modelingun duke qenë se jam e re dhe kam shumë për të mësuar.
Jam fanse e madhe e muzikës pop duke qenë se ështëe edhe në trend këto kohë. Përsa i përket filmave, më tërheqin filmat aksion. Nuk mund të them shumë për bukurinë me vetëbesim, por shprehja ime e preferuar thotë: Bukuria pa vetëbesim është si lulja pa erë. 
Mendoj se duhet ti them vetes çdo ditë që jam e bukur sepse nesë nuk e dua unë veten kush do ta bëj? Vetëbesimi është pjesa e fortë e bukurisë time
Arsyeja pse dua të jem pjesë e këtij kompeticioni nuk është aspak fitorja e konkursit po fitimi i një eksperience të re.

Kresilda Matraku: Vetëbesimi është pjesa e fortë e bukurisë time

About The Author
-