Kush eshte e ftuara e parë VIP në dasmën e Bleros dhe Afronës

Këngëtari Blerim Muharremi i njohur si Blero dhe modelja Afrona Dika, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre më 21 shtator.

E ndërsa dita e madhe po afrohet, dje ata kanë zbuluar për herë të parë ftesën e këndshme të dasmës. Çifti do të ketë mbi 600 të ftuar, mes tyre shumë të famshëm.

Ndër të parat vajza të famshme që kanë zbuluar se janë ftuar në dasmën e Bleros, është Afërdita Dreshaj.

Ajo ka publikuar një foto të ftesës që ka marrë në Instagramin e saj, ku shkruan: “Vëllai im po martohet”.

Afërdita është e para që ka zbuluar se çfarë shkruhet saktësisht brenda ftesës së Bleros dhe Afronës të cilët do të martohen buzë detit në Shëngjin.

Kush eshte e ftuara e parë VIP në dasmën e Bleros dhe Afronës

About The Author
-