“Diçka e bukur po vjen” ishte dixhitura e fotos që ka postuar aktori Amos Zaharia në rrjetet sociale, pjesë e së cilës janë edhe dy vajzat simpatike të ekranit, Viola Spiro dhe Eva Murati. Fjala është për një projekt të ri televiziv në “Top Channel”, që pritet të rikthejë në televizion dy vajzat, pas shkëputjeve së përkohshme të secilës.

Gazetarja e sportit, Viola Spiro, po përgatitet të rishfaqet në ekran pas një pauze të konsiderueshme që nga mbyllja e spektaklit “Dance with me”, ku ishte një nga protagonistet VIP në shown e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Por këto muaj shkëputje nga ekrani, nuk kanë qenë pushim total për bionden simpatike, pasi ajo është komentuar më shumë se kurrë në faqet e shtypit rozë për historinë e re të dashurisë me një djalë të panjohur në publik.

Ka qenë Viola ajo që ka dashur ta bëjë të njohur pjesërisht historinë e saj të re, duke postuar foto me partnerin, por gjithmonë duke gjetur një mënyrë për t’ia fshehur fytyrën.

Vetë Viola nuk e ka rrëfyer arsyen pse është detyruar t’ia fshehë portretin të dashurit aktual, me të cilin ka shijuar një tur të vërtetë gjashtëmujor aventurash në të gjitha vendet e Evropës.

Veshje të shtrenjta, darka luksoze, dhe udhëtime të ëndërruara kanë qenë gjithë këto muaj për Violën, arsyeja pse ajo nuk është shfaqur në ekran duke shijuar në maksimum këtë histori pasioni.

Deri tani kanë mundur të dalin vetëm dy– tre foto të çiftit, ku zbulohet portreti i tij, një zeshkan simpatik.

Sipas burimeve tona, deri tani ai konsiderohet “princi i kaltër” për Violën, pasi thuhet se është një djalë i pasur, që i bën asaj çdo dëshirë realitet. Ata më shumë preferojnë të udhëtojnë jashtë vendit për të shijuar lidhjen e tyre, ndaj hera e fundit që u fotografuan brenda Shqipërisë ishte në “Trëndafili mistik” te Diella në Lezhë, një lokacion shumë i preferuar së fundi nga çiftet e dashuruar.

Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila është në ditët e saj më të mira me partnerin, mësohet se e ka nisur këtë histori që kur ishte pjesë e spektaklit “Dance with me”.

 

Gjatë asaj gare ajo u përfol për një romancë me gazetarin e njohur dhe spikerin e lajmeve, Drini Zeqo, por që e mohoi duke deklaruar se Drinin e kishte thjesht mik, pasi në fakt ishte e dashuruar me një person tjetër, që nuk është pjesë e jetës publike.

Gjatë kësaj periudhe, në mediat online u aludua edhe për një tërheqje të Violës nga ekrani, për faktin se i dashuri ndihet xheloz për punën e saj në televizion. Por, mesa duket, kjo nuk paska qenë e vërtetë, përderisa Violën po e shohim shumë në formë, në provat e projektit më të ri televiziv, detajet e të cilit pritet t’i zbulojnë vetë protagonistët në ditët në vazhdim.

 

Edhe pse e nisi si velinë karrierën e saj televizive, duket se Viola do të ecë në këtë fushë pasi shquhet për protagonizmin e saj dhe natyrën e fortë në përballjet e saj televizive.

Gjatë sezonit të kaluar ajo u komentua për sherret publike me një nga anëtarët kontraversë të jurisë së spektaklit të kërcimit, Robert Aliajn. “Panorama”

 

Kush është milioneri që i ka ofruar një jetë përrallore gazetares Viola Spiro (Fotot)

| Showbiz |
About The Author
-