Leclerc mban gjallë Ferrarin në kualifikueset e Austrisë

Sesioni i provave zyrtare të Çmimit të Madh të Austrisë u mbyll në festë për skuderinë e Ferrarit.

Charles Leclerc arriti të regjistrojë xhiron më të shpejtë duke siguruar nisjen nga vendi i parë nesër në pistën e Red Bull Ring. Ai arriti të nxjerrë më të mirën nga Ferrari i tij duke e përshkruar cirkuitin për 1 minute 3 sekonda, vetëm 0.26 sekonda më shpejt se vendi i dytë Lewis Hamilton.

Britaniku sot nuk ishte në ditën e tij më të mirë megjithatë arriti të sigurojë që Mercedesi i tij të nisjet nga vija e parë. Në vend të tretë u rendit holandezi Max Verstapen i cili bëri një paraqitje dinjitoze për Red Bullin duke lënë pas pilotin tjetër të Merecdes, Valeri Bottas.

Zhgënjyese ishte dita për ish kampionin Sebastian Vettel i cili do të niset nga vendi i 10-të pasi në sesionin e tretë një problem me presionin e ajrit gjë që nuk e lejoi gjermanin të realizonte xhiro të shpejtë.

Ky është ‘pole position’ i dytë radhazi për Leclerc pas atij të garës së shkuar në Bahrein, ku nuk mundi ta ruante vendin e parë për shkak të një problemi mekanik.

Këto 4 muaj të Botërorit të Formula 1, janë dominuar 100% nga Mercedesi dhe nesër do të shihet nëse kokëkuqja do të jetë një rival i denjë për pjesën e mbetur të sezonit. 

Leclerc mban gjallë Ferrarin në kualifikueset e Austrisë

About The Author
-