Ledri dhe Flori sjellin surprizën e radhës!

Dy këngëtarët e njohur janë përfolur më përpara për një bashkëpunim të mundshëm.

Fansat e Ledrit dhe Florit e mirëpritën këtë lajm, duke u treguar tepër entuaziastë. Por, ata nuk do të kenë vetëm një projekt së bashku. Prive.al ka mësuar se bëhet fjalë për dy projekte të reja.

Djemtë tashmë i kanë finalizuar ato dhe pritet që të publikohen shumë shpejt. Dy këngët e reja tashmë janë në fazën e montazhit dhe përflitet se njëra prej tyre mund të publikohet në 7 korrik. Gjithsesi, ky sezon veror duket se ka për të qenë shumë premtues për Ledrin dhe Florin. /Prive.al/

 

Ledri dhe Flori sjellin surprizën e radhës!

| Showbiz |
About The Author
-