Leila Kraja e dashuruar? Moderatorja seksi tregon detaje nga jeta sentimentale…

Moderatorja seksi e sportit ka treguar gjatë emisionit “Intervista Vip” disa detaje nga jeta e saj sentimentale. E pyetur nga Antoneta rreth takimit romantik më të bukur që ka pasur, ajo u shpreh se kishte qenë një nga takimet më të thjeshta por që e ka shijuar më shumë.
“Ka qenë thjeshtë një xhiro me makinë por që kam kuptuar që e pëlqeja shumë atë djalin”-ka treguar Leila, e cila ndonëse nuk dha detaje rreth personit që bëhej fjalë, la të kuptohej që vazhdonte ta pëlqente atë. Madje ajo pranoi që edhe puthja që kishte shijuar më shumë kishte qenë pikërisht me këtë djalë. Me sa duket bukuroshja e ekranit ka rënë në dashuri… Por se me kë, kjo mbetet për t’u zbuluar në vazhdim.
Për të ndjekur përgjigjen e saj të plotë më të detajuar ndiqni videon më poshtë shkëputur nga “Intervista Vip” në Tema Tv.

Leila Kraja e dashuruar? Moderatorja seksi tregon detaje nga jeta sentimentale…

| Intervista Vip, Showbiz, VIP |
About The Author
-