http://www.revistavip.club/ema-kadriu-se-shpejti-moderatore-e-miss-universe-albania-ne-vizion-plus/

Lian mbush 1 vjeç, urimi i mami Vesës do ju emocionojë

29 May

Për dy këngëtarët e njohur Vesa Luma dhe Big Basta sot është një ditë e rëndësishme dhe festive, pasi djali i tyre Lian mbush 1 vjeç. Mami Vesa ka qenë e para që ka uruar të birin me një dedikim mjaft emocionues.

Si çdo nënë, por sidomos si çdo nënë e re, jeta e Vesës ka ndyshuar shumë që nga ardhja në jetë e djalit të saj.

“Jeta ime,Liani im sot mbushi nje vite!Para se te vije ti engjulli jone ne jete,nuk kisha menduar ndonjehere se sa te parendesishme mund te me duken shume gjera tjera para teje…Dashuria e madhe dhe e sinqerte per te pas TY ne jeten tone ,reflekton ne bukurine e buzeqeshjen tende! Nuk kam perjetuar lumturi me te madhe se te jem cdo sekond te vitit me ty! Nuk me besohet se qysh tani ke marr zemren e aq shume dashamiresve qe mezi presin te te takojne perqafojne apo te bejne fotografi me ty🙈 Falemderit Zot qe na shperbleve dashurine tone me kete Mrekulli! Falemderit Lian,qe mua dhe babin tend na bere te kuptojme se cka realisht qenka JETA. Te duam deri ne frymen e fundit”,-ky është urimi i Vesës për të birin. Edhe ne i urojmë 100 vite të lumtura Lianit të vogël.

Artikuj të këshillua

Lian mbush 1 vjeç, urimi i mami Vesës do ju emocionojë

| Showbiz |
About The Author
-