Lorik Cana një shembull për t’u ndjekur jo vetëm në fushën e lojës por dhe jashtë saj

0

Kapiteni legjendar i shqiptarëve e ka gjetur mënyrën për të mos e ndërprerë ëndrrën e tij për të qënë gjithmonë pranë fushës së blertë.

Ai ka themeluar fondacionin “Lorik Cana 5”, i cili ka nisur aktivitetin prej muajsh në Shqipëri dhe ka si mision mbështetjen dhe promovimin e sportit dhe kulturës bazë, kryesisht te moshat e vogla në kopshte apo para-shkollor. Kjo për të bërë të mundur që ata të edukohen me kulturën e sportit por edhe për të inkurajuar përvojat e hershme pozitive në sport dhe angazhimin në aktivitete fizike.

Një pjesë të rëndësishme e projektit i dedikohet edhe njohjes së kulturës dhe trashëgimisë kombëtare. Një mision mjaft i veçantë dhe thelbësor për brezat e rinj.

Në kuadër të këtij qëllimi, fondacioni “Lorik Cana 5”, vazhdon me instaimin e fushave për fëmijët e kopshteve dhe me trajnimin e mësuesve të edukimit fizik.


Fondacioni do të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, për t’i mësuar fëmijëve të rriten me vlerat e duhura.