Lorik Cana pret të shkelmoj topin e fundit: Më vjen keq që nuk janë “Tifozët Kuq e Zi”

0
14

Lorik Cana është shfaqur i emocionuar para kamerave, në pritje për të shkelmuar topin e fundit para ndeshjes Shqipëri-Itali. “Më vjen keq që “Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium, po besoj edhe atyre ju vjen keq. Janë pjesë e pandarë e Kombëtares, pasi kanë themeluar grupin e parë të tifozëve.

Ata përfaqësojnë çdo vlerë, me shqiptarë nga të gjitha trevat. Megjithatë, jemi sqaruar për këtë mungesë. Unë lamtumirën nuk mund ta zgjasja kaq shumë”, – ka thënë Cana për “TVSH”.

“E ardhmja? Nuk është prioriteti im të bëhem trajner. Do shoh të marrë një projekt, për të qenë drejtues në një klub. Djali? Të bëj çfarë ka dëshirë, unë do ta mbështes. Nëse është për të zgjedhur një sport, do t’i thoshja të bëhej tenist”. Loriku mori një ofertë “live” për të qenë në TVSH si analist. “Patjetër, kur të kem ndonjë ftesë, do të vijë”. /