“Loro Boriçi” plot e përplot, e dini sa tifozë italianë do jenë sot në Shkodër?

0
5

Ndeshja e sotme, Shqipëri-Itali ka bërë që interesi i tifozëve të jetë tepër i lartë për ta parë nga afër ndeshjen. Biletat kanë nisur të “avullojnë” madje që disa ditë më parë. E veçanta e kësaj sfide është se do ketë shumë shtetas italianë që do të jenë të pranishëm në “Loro Boriçi”.

Sipas shtypit sportiv në vendin tonë, mësohet se do të jenë reth 1200 tifozë italianë që do vijnë sot në Shqipëri për të mbështetur Kombëtaren e tyre.

Ndërkohë që nga ana tjetër do jenë plot 15 mijë kuqezinj që do mbështesin kombëtaren shqiptare. Pritet që të krijohet një atmosferë e veçantë “Loro Boriçi”, pasi dihet që të dyja tifozeritë shkojnë shumë me njëra-tjetrën pavarësisht rezultatit.