Luana përfundoi xhirimet me Faydee-n dhe ky detaj s’na shpëtoi dot

Luana Vjollca ka përfunduar xhirimet e klipit më të ri që pritet të publikojë së shpejti!

Bëhet fjalë për një klip që do t’i hapë rrugë karrierës së saj përtej kufinjve të Shqipërisë e Kosovës dhe që vjen në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee.

Dje Luana dhe Faydee ndodheshin në Vlorë, ku po xhironin skenat e fundit të klipit të ri. Faydee ishte i pari që publikoi një foto nga Vlora, i veshur me një këmishë të zezë.

Ndërsa Luana priti mesnatën që të mbaronin xhirimet, për të bërë disa postime në Instagram,  ku tregonte se kishte 48 orë që xhironin.Video Player00:0000:05

“Ju dukem gjë e lodhur”, shkruante moderatorja e cila kishte hequr sandalet për të dalë zbathur buzë pishinës e veshur me një fustan ngjyrë portokalli.

Video Player00:0000:10

Më pas ajo ka zbuluar një pjesë nga teksti i këngës që besohet të jetë titulli: “Fly away with me” (Fluturo larg me mua)!

Kënga me sa duket do të jetë në anglisht dhe që tani mezi po presim të publikohet!

Luana përfundoi xhirimet me Faydee-n dhe ky detaj s’na shpëtoi dot

About The Author
-