Mami Meghan postoi një foto të Archie-t, por fansat e akuzojnë se kopjoi idenë e Kylie Jenner

Dje ishte dita ‘Ndërkombëtare e Nënave’ dhe Meghan Markle ndau një foto të ëmbël teksa ekspozonte këmbët e vogla të djalit të saj, Archie-t. Fotoja u bë menjëherë virale dhe ishte në qendër të mediave, gati për të thyer rekorin si fotoja më e pëlqyer, pas vezës së famshme që pushtoi Instagramin.

Megjithatë kur gjithçka po shkonte mirë duket se fansat kanë “sulmuar” dukeshën me pretendimin se ka kopjuar Kylie Jenner. Bëhet fjalë për një postim të Jenner, kur u bë mami për herë të parë në shkurt të 2018. Në komentet e shumta vihet re se fansat kanë gjetur një ngjashmëri jo vetëm tek ideja e fotos, por edhe tek manikyri.

Ka edhe nga ata që thonë se iu duk si një foto e Kardashianëve dhe jo të dukeshës.

Megjithatë, përpos mendimit të prerë të fansave besnikë, në thelb vështirë që Meghan në ato momente ta ketë pasur mendjen të kopjojë Kylien apo jo?

Mami Meghan postoi një foto të Archie-t, por fansat e akuzojnë se kopjoi idenë e Kylie Jenner

| Showbiz |
About The Author
-