Kohë e gjatë u përfol se komunitetit hebre që posedonte Meghan Markle, mund të ishte problematike për martesën me Princ Harry.

Megjithatë, këtij problemi të vogël duket se nusja më e re e familjes mbretërore britanike, i ka dhënë fund pasi ajo është parë në një Kishë në Angli, ndërsa është konvertuar në anglikane.

Ceremonia e shërbimit kishtar prej 45 minutash është kryer nga Kryepeshkopi i Canterbury në Kishën Mbretërore në mbrëmjen e së martës.

35 vjeçarja i kishte kërkuar arkipeshkopit 62-vjeçar, Justin Welby, të drejtonte shërbimin pasi kishte formuar një lidhje të ngushtë me të gjatë javëve të fundit kur e udhëzoi mbi ritet dhe sakramentet e Kishës.

Çifti janë parë të shoqëruar edhe nga Princi Charles dhe Dukesha e Cornwell por jo dhe nga Princi William e Mbretëresha.

Pagëzimi i zonjës Markle, e cila zyrtarisht e paraqet atë në besimin anglikan para dasmës së saj me Harry, po konsiderohet një hap i rëndësishëm në transformimin e saj nga një aktorja amerikane e divorcuar në nusën e ardhshme të një familjeje mbretërore.

Kjo ceremoni u zhvillua aq privatësisht saqë vetëm ndihmësit mbretëror ishin pjesë e saj.

Komuniteti anglikan është pjesë e kishës të cilën Mbreti Henry VIII e ndau atë nga kisha katolike në shekullin XVI. Katolicizmi anglikan dominon në Angli dhe ka pjesë po ashtu edhe në Afrikë e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por që njihen me emrin (metodist).

Meghan Markle e shoqëruar nga Princ Harry konvertohet në anglikane

| Showbiz |
About The Author
-