Meghan Markle i prek të gjithë: Kemi pasur momente emocionale

Në përfundim të turit në Afrikë, dukesha e Sussex ka mbajtur një fjalim gjatë një koference, e cila është cilësuar si një ndër më të ndjerat. 38-vjeçarja ka theksuar se gjatë kësaj eksperience ka njohur dhe parë nga afër njerëz të ndryshëm shumë të fortë të cilët i kanë mirëpritur me muzikë, ushqim dhe gjithçka tjetër.

“Gjatë 10 ditëve të kaluara familja jonë ka pasur momente emocionale, kemi pasur momente të bezdisshme, kemi pasur momente shpirtërore. Ne kemi takuar udhëheqës frymëzues në çdo aspekt të jetës dhe jemi mirëpritur me ushqim të pabesueshëm, muzikë dhe vallëzim. Por mbi të gjitha, ne kemi qenë në gjendje të takojmë njerëz që janë aq të fortë në punën që bëjnë, që nuk dorëzohen dhe kjo vërtetë do të thotë kaq shumë për ne”, u tha ajo mysafirëve në eventin e sotëm.

Ashtu si çdo herë tjetër Markle është duartrokitur nga të gjithë të pranishmit të cilët e kanë vlerësuar fjalimin e dukeshës.

Meghan Markle i prek të gjithë: Kemi pasur momente emocionale

About The Author
-

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>