Mësohet si është marrëdhënia e Kylie Jenner dhe Jordyn Woods

Kylie Jenner dhe Jordyn Woods prej disa kohësh kanë vënë në pikëpyetje miqësinë e tyre.

Para tradhtisë së Jordyn dhe ish-partnerit të Khloe Kardashian, vajzat ishin të pandara dhe kalonin një pjesë të mirë të kohës së bashku.

Megjithatë kohët e fundit modelja nuk ka asnjë kontakt me familjen Kardashian/ Jenner dhe asnjëra prej tyre nuk mbështet veprimin e saj.

Edhe pse kanë kaluar disa kohë nga skandali, burime për “UsWeekly” bëjnë me dije se marrëdhënia e Kylie dhe Jordyn vazhdon po njësoj, megjithatë Kylie nuk e shan asnjëherë shoqen e saj.

Një burim ka treguar se 21-vjeçarja nuk hedh akuza mbi shoqen e saj, pavarësisht se në këtë mes mbështet të motrën.

Kujtojmë se edhe 2 ditë na ndajnë nga 22-vjetori i Kylie Jenner dhe mesa duket Woods nuk do të jetë e pranishme.

Mësohet si është marrëdhënia e Kylie Jenner dhe Jordyn Woods

About The Author
-