Emine Ҫunmulaj, një nga të paktat modele shqiptare që ka arritur suksesin në tregun e vështirë të modelingut amerikan, prej disa vitesh është martuar me miliarderin Sam Nazarian. Ai zotëron disa kompani, hotele etj dhe është i lakuar shpesh në mediat e huaja për aftësitë në biznes. Dashuria e tyre është bekuar me ardhjen në jetë të Ella Faria, një vogëlushe e adhurueshme.

Ditën e sotme modelja shqiptare ka zbuluar anën romantike të të shoqit që jo të gjithë do ta imagjinonin.

Ajo ka shkruajtur se miliarderi Nazarian mban si alarm këngën ‘All of me’ të John Legend, këngën e parë që ata kanë kërcyer si burrë e grua.

Me këtë gjest, të gjithë do të duan një burrë si i Emine Ҫunmulajt.

 

 

Miliarder dhe romantik, pas kësaj të gjithë do doni një burrë si ai i Emine Ҫunmulajt

| Showbiz |
About The Author
-