Mimi Memiaj, sipërmarrësja që nuk del nga moda!

Ajo është një nga ato gratë e bukura, që siç ka shpirtin ka edhe fytyrën….I është dashur te punojë fort që sot të ketë një “brand” të sajin…E mbështetur edhe tek e bija, Jana Hyka, një zonjushë elegante, nje arkitekte me ide të qarta, Mimi Memiaj ia ka dal të bëj dallimin nën emrin e saj! Një nga këto pasdite gri dhjetori une u takova disa herë me të…E teksa mbaronim disa punë tonat, të ulura në një cep të padukshem studioje televizive, ajo me tregon për sfidat, netët pa gjumë, lodhjen e madhe, gati-gati sfilitese të cilat i eshte dashur të pershkojë per të krijuar emrin e saj: Mimi Memiaj…. Sa e sa punë dhe emisione televizive të realizuara me të….shumë, qysh prej atëherë kur unë sapo kisha futur këmbët në media, e ajo në tritra quhej” stiliste”! Ndërsa sot, për afer gati një dekadë më vonë, fjala e prezantimit per të ka ndryshuar: Ajo është një fashion designer e suksesshme, një sipermarrese me nuhatje të pagabueshme , administratore e zonja, një bussineswoman që ia ka dal shumë mirë! Mimi Memiaj, një grua me duar të arta, që i do ngjyrat, materialet e veçanta, modelet unike per fëmijë që i krijon e prezanton me aq fantazi në ate qe e ka rikthyer tashme në traditë” Albania Fashion Kids” Por jo vetëm kaq…Të kesh në garderobë një veshje të krijuar prej saj është një investim që i resiston kohës, cilësisht dhe estetikisht…. Në atelinë e saj gjen gjithçka, nga veglat më të mira e bashkëkohore per përpunimin e leshit, duke i risjelle krijimet e saj në veshje që nuk dalin kurrë nga moda…., deri tek ato më të thjeshtat per një veshje që të kënaq syrin, një sëri kapelesh që të mrekullojnë, apo çanta të punuara aq bukur që mund t’i kesh vetëm ti! E mbi të gjithë në studion e saj të punës mbizotëron dashuria me të cilën ajo të pret e përcjellë… Offerstore.al është sipermarrja e saj e fundit, e krijuar, kuruar dhe financuar prej asaj vete, si një portë hyrëse e mbështetëse per të gjithë adhuruesit e artizanët e punëve të dorës, për t’i prezantuar në të gjithë botën!

Mimi Memiaj, sipërmarrësja që nuk del nga moda!

| Mode |
About The Author
-